0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Limaj për Qeverinë Kurti: Kanë menu që i mashtrojnë qytetarët si para 4 viteve – Gjilanin e ka humbë, me çekiç e kisha maru një stadion, marre m’kish ardhë

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se VV-ja ka menduar që mundet t’i mashtrojë qytetarët si para 4 viteve.

Limaj në emisionin Pressing në T7 thotë se Kurti e ka humbur Gjilanin.

“Kanë menu që i mashtrojnë qytetarët si para 4 vjete. Rrugës e panë që s’është qashtu, salllat u zvolgun, entuziasmi shkoj tu ra dhe kaloj nga kënga në sharje e shpifje.

Gjilanin e ka humbë, moti e ka humbë, me halla me teze me kunata. Nëse dikush duhet me u ndje i zhgënjyer e i ofenduar nga kjo qeverisje është Anamorava.

A po e sheh bre qa ju ka bo, copë copë jau ka lon atë rrugë, një stadion bre me çekiç e me një meshalic e kisha maru për 4 vjet. Marre m’kishë ardhë me kalu anej”, tha Limaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit