Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duhet të jetë në Kuvend, sepse sipas tij, një gjë e tillë është në interest ë Kosovës.
Limaj u shpreh se edhe Haradinaj është i vetëdijshëm, që ai dëshiron për të vetëm që të marrë sa më shumë vota.
“E di mirë Ramushi, krejt çka unë dëshiroj, dua që sa më shumë ai të marrë votë, me qenë në parlament të Kosovës, është interes i Kosovës. Është interes i Kosovës, me qenë në Parlament të Kosovës”, tha ai.
Fatmir Limaj gjithashtu tha se dëshiron që Nisma dhe AAK-ja t’i bashkohen dy partive të tjera ish-opozitare.
“Krejt çka dua unë është interes i Kosovës, Nisma dhe Aleanca sot me shku me iu bashku dy partive të mëdha, e ne pastaj me qenë një grup i madh. Partia Demokratike do të jetë një grup i fuqishëm parlamentar”.
“Me ia kthy shpirtin, me ia kthy guximin, me ia kthy temën, me bë betejë në parlament, edhe është një kombinim i mirë. Z.Hamza kryeministër, ne aty në parlament, bëhemi një kombinim i mirë në parlament, atëherë e kemi një parlament tjetër”, tha ai.






