Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se takimi i djeshëm më presidenten Vjosa Osmani i partive politike, ishte obligim kushtetues i drejtueses se Presidencës së Kosovës.
Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai tha se partitë e mëdha shqiptare në takim nuk treguan interes për të pasë një shumicë të votave të deputetëve të tyre për të vazhduar me formimin e Qeverisë së re të vendit pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.






