Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte në një konferencë për media tha se ndihet zemërplotë dhe me disponim.
Kjo për faktin, se siç u shpreh ai, e ka dhënë gjithë angazhimin e tij.
“Jam zemërplotë, jam në disponim, sepse po ndihem mirë që e kam dhënë gjithë angazhimin tim. Natyrisht që ndihem keq që s’mundëm ta japim një lajm që s’është në dorën tonë”.
“Jam me disponim për faktin që e kemi dhënë gjithë angazhimin për t’ua dhënë një mundësi, por nuk ka ndodhur asgjë, është edhe një rrugë tjetër”, u shpreh ai.






