Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate ka konfirmuar raportimet për një takim të mundshëm të tij me enënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Ai para mediave ka thënë se kanë biseduar në lidhje me zhvillimet politike dhe për daljen nga kjo situatë.
“Kurdo që kam ftesë, jam gati të takohem me të gjithë. Nuk jemi takuar. Po kemi pi kafe me Glaukun, para dy dite, edhe mirë shumë. Kemi biseduar, z.Konjufca është, ka qenë kryetar i Kuvendit, drejtues institucionesh, dhe është mëse normale të bisedojmë për zhvillimet. Është normale, se si me dalë nga kjo situatë” – tha ai, transmeton Nacionale.
Tutje, Limaj u shpreh:
“Kemi pasur një marrëveshje gjentelmene, verbale, e kam thënë, ka alternativa që të paktën të bëhet një hap drejt daljes. Nisma është gati që këtë marrëveshje ta konkretizojë edhe me marrëveshje me shkrim”.