![Limaj: Nuk ka kryengritje në botë që është hetuar më shumë se UÇK-ja Limaj: Nuk ka kryengritje në botë që është hetuar më shumë se UÇK-ja](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Fatmir-Limaj-92.jpg)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë nuk ka kryengritje në botë që është hetuar më shumë se UÇK-ja.
Ai tha se ka kërkuar që studiues të shkojnë të studiojnë rastin e tij gjyqësor.
“Nuk ka askund më shumë që është përfolur lufta çlirimtare se në Kosovë. Nuk ka në botë kryengritje që është hetuar më shumë se UÇK-ja, tha Limaj në Kanal 10.
Limaj ka shtuar se procesi i tij gjyqësor ka qenë fitore për Kosovën.
“Ju kam thënë aktgjykim im i shërben Kosovës, përdoreni, e kanë përdorë kroatët, nuk është përdorë, ne kemi probleme sepse pa na ndodhë nuk veprojmë”, tha Limaj.