13.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Limaj: Një qeveri normale vazhdon për më mirë, jo për të përmbysur krejt çka është bërë

- Advertisement -

Në Kosovë kohëve të fundit ka pasur ngjarje e vendime të shumta, të cilat janë kritikuar nga zyrtarë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Ndër ta ka reaguar edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Sipas Limaj, në Kosovë po bëhen disa “veprime eksperimentale”, të cilat po i kushtojnë Kosovës edhe në zhvillimet e brendshme por edhe jashtë vendit.

“Besoj që të gjithë tashmë jemi të qartë çka do të thotë politika populiste kur politikën e jashtme e përdorni për përfitime të brendshme. Kur nuk dini me dallu interesin strategjik me poteza të përditshëm politike, ato i kushtojnë vendit. Kjo vazhdimisht ka qenë apeli im që Kosova duhet ta ruajë kursin e vet properëndimor. Kosova duhet të bëjë hapa të sigurt në rrumbullaksimin e shtetësisë së vet. Kjo fatkeqësisht po ndodh tash e tri vite. Këto janë veprime eksperimentale që po i kushtojnë dhe do t’i kushtojnë vendit tonë mënyra të ndryshme dhe sjellja që ka kjo Qeveri në raport me zhvillimet e brendshme por edhe me pozicionin e Kosovës jashtë”, ka thënë Limaj për EO.

Më tutje ai shtoi se sipas tij një qeveri normale tenton për të ndryshuar për të mirë, jo për të rrënuar krejt çka është bërë.

“Qeveria është duke bërë gabime që nga fillimi sepse tash e ka ndërruar kursin, kursin e drejtimit të vendit. Mentaliteti për të filluar çdo gjë prej zeros, duke përmbysur të arriturat është mentalitet që e përmbys vendin. Një vend i qytetëruar, një Qeveri normale, e pjekur, vazhdon aty ku ka mbetur për ta bërë edhe më mirë seç është për ta ndryshuar më mirë, por jo për ta përmbysur krejt se çka është bërë. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë që grupe individësh janë ngritur në këmbë për të rrënuar këtë shtet të ndërtuar me shumë sakrifica dhe mund tash e 20 vite”, shtoi Limaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit