Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, bashkë me kryetarin e degës në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka vizituar fshatin Gërdoc të Podujevës, për të biseduar me qytetarët e kësaj zone, raporton Scanner.
“NISMA po gjen mbështetje në çdo lagje, fshat e qytet, sepse e kaluara jonë është siguri për të ardhmen” , ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Bashkë me bashkëpunëtorë dhe me Kryetarin e degës në Podujevë Xhemajl Hasani ishim në vizitë në fshatin Gërdoc të Podujevës, për të biseduar me qytetarët e kësaj zone.
Është gjithmonë kënaqësi të bashkëbisedosh me gjenerata të ndryshme dhe të shohësh nga afër brengat dhe shqetësimet e tyre.
NISMA po gjen mbështetje në çdo lagje, fshat e qytet, sepse e kaluara jonë është siguri për të ardhmen.