NISMA në krye me Fatmir Limajn sot ka takuar strukturën drejtuese në Lipjan.
I pari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha diskutuan për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tutje u shpreh se NISMA në këtë komunë çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim.
Postimi i plotë:
Bashkë me bashkëpunëtorin, sot kam takuar strukturën drejtuese të NISMA Socialdemokrate në Lipjan, ku u pritëm nga kryetari i degës, Heset Sahiti.
Me drejtuesit e degës në Lipjan, bashkëbiseduam rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit
NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim.