0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Limaj nga Vitia: Qeveria ka ofenduar qytetarët e kësaj komune, është koha t’i themi jo këtij modeli

- Advertisement -

Kandidati për deputet, Fatmir Limaj nga NISMA, ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Viti, duke thënë se qytetarët e kësaj komune janë ofenduar nga qeveria aktuale, dhe se ka ardhur koha që t’i thuhet jo këtij modeli qeverisës.

I njëjti po ashtu ka thënë edhe se, e kaluara nderohet dhe e ardhmja ndërtohet vetëm përmes veprave, pa fjalë boshe.

Postimi i plotë:

Vitia është rreshtuar për Kosovën fituese 137!

Nderimi i të kaluares dhe ndërtimi i të ardhmes bëhet vetëm përmes veprës, pa fjalë boshe, shpifje e urrejtje.

Në mënyrë të veçantë, qytetarët e Vitisë janë ofenduar dhe nënçmuar nga qeveria aktuale, dhe si askush tjetër, qytetarët e Vitisë e kanë kuptuar çfarë do të thotë të fitojë një parti, por të humbasë vendi. Prandaj, është koha t’i themi jo këtij modeli qeverisës.

Veprimtaria jonë tregon qartë se kudo dhe kurdo që jemi bërë bashkë, ka fituar Kosova. Vizioni ynë është për të fituar Kosovën, jo një parti politike ose individë.

Le të bashkohemi të gjithë për të mirën e vendit, për çdo qytetar, për Kosovën fituese 137.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit