-4.2 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Limaj nga Reçaku bën thirrje për bashkim: Pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara, po tentohet të na ndryshohet e vërteta

- Advertisement -

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, bashkë me partnerin e tij të koalicionit, Ramush Haradinaj, kanë shkuar sot në Reçak për homazhe të dëshmorëve.

Limaj tha se Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës, “andaj me përkulje nderojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por të gjithë kombit”.

“Kemi qenë zëra të paktë që tash e 26 vite kemi ngritur zërin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri. Duhet shohim pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara për më tepër kryesit e tyre kanë marrë guximin për t’i mohuar derisa ende vazhdojnë të qëndrojnë në strukturat drejtuese të shtetit serb”.

Limaj tha se “në kohën kur po na sulmohet historia nga katër anët” iu bën thirrje gjithë qytetarëve për bashkim në mbrojtjen e të vërtetës që, sipas tij, po tentohet të na ndryshohet.

“Është koha e fundit kur duhet fillohet të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla të mos kujtojmë e të kujdesemi vetëm njëherë në vit!”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit