Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka ndarë pamje nga tubimi i kësaj partie në Rahovec.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se pas katër vitesh qeverisje pa plan, me shpifje e mashtrime, këtë herë qytetarët e Kosovës do të votojnë për Kosovën fituese, për njerëz që kanë veçVEPRA
“Rahoveci me mendje e zemër për Kosovën fituese 137! Pas katër vitesh qeverisje pa plan, me shpifje e mashtrime, këtë herë qytetarët e vendit tonë do të votojnë për Kosovën fituese, për njerëz që kanë veçVEPRA. Ne falënderojmë çdo qytetar, aktivist, burra e gra, djem e vajza të reja që u rreshtuan fuqishëm për Kosovën fituese, një rrugë që sjell zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë Limaj.