Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar Jezercin e Ferizajt, ku thotë se morën mbështetje të jashtëzakonshme.
Limaj përmes një shkrimi në Facebook, tha se janë bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë e tyre në mandatin e ardhshëm.
“Në Jezerc të Ferizajt morëm mbështetje të jashtëzakonshme për NISMA Socialdemokrate!
Qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së dhe listës tonë për një Kosovë fituese, që është veçVEPRA, prandaj ne e kemi obligim nga e kaluara jonë, familja, dhe tradita, që ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë”, shkroi Limaj në Facebook.