21.7 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Limaj në përurimin e nënkalimit në Malishevë: Qyteti është transformuar, merita i takon Ekrem Kastratit

- Advertisement -

Në Malishevë sot është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor, ku shumë qytetarë morën pjesë në këtë ceremoni. Pjesë e kësaj ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili gjatë fjalimit të tij, meritat për këto transformime ia dha kryetarit të kësaj komune, Ekrem Kastratit.

Limaj i ka uruar qytetarët e Malishevës që tashmë do të t’i shfrytëzojnë këto transformime të qytetit.

“Urime Malishëve, këto projekte gjigante që kanë transformuar përjetësisht jetën e qytetarëve të Malishevës. Po ndihem i lumtur kur shoh fëmijët tanë, që kanë një bulevard, një shesh ku mund të dalin të shëtiten  në qytetin e tyre. Kënaqem kur fëmijët e mërgimtarëve tanë, vijnë këtu në Malishevë, nuk kanë nevojë të dalin jashtë qytetit, por i shijojnë bukuritë e qytetit të tyre.

Ndihem i lumtur kur shoh nënat tona, gratë dhe vajzat që shëtisin lirshëm në bulevardin e dëshmorit të kombit, Ibrahim Mazreku. Malisheva është transformuar në një qytet urban, dhe për këtë merita i takon kryetarit të komunës, Ekrem Kastratit”, tha Limaj.

Të ngjashme

Të fundit