33.6 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

“Limaj në krye të Kuvendit”, Izmaku beson se marrëveshja me LVV-në do të arrihet në fundjavë

- Advertisement -

 

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku beson se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do ta arrijnë një marrëveshje në fundjavë.

Ajo mohoi se Nisma ka hequr dortë nga kërkesa për postin e kryeparlamentarit, ndërsa tha se Limaj “po del mbi egot personale dhe partiake”.

“Të shpresojmë që më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend. Sikur të gjithë të kishim mendu nga fillimi që t’i tejkalojmë inatet dhe egot personale, besoj që sot kishim diskutu për ligje”, tha ajo.

Izmaku tha se presin që epilogu i “kafes apo drekës”, siç tha, të jetë pozitiv.

“Të shpresojmë pra që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shkuar me muaj të tërë ta prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”.

Të ngjashme

Të fundit