Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova ka humbur çdo ditë gjatë mandatit të tij
Limaj, ka theksuar se partia e tij dhe koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal, janë duke u angazhuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke u përpjekur të fitojë për vendin dhe jo për të mundur një individ, duke iu referuar në veçanti kryeministrit Albin Kurti.
“Shembulli më i mirë është se çka domethënë se fitu një parti e me humb Kosova. Unë në tubime e si këtu foli njëjtë. Dhe që çka them; ky dhe krejt këta djemtë janë të vendit tonë, na nuk jemi dal me mund këtë, ky ka dal dhe po në garë me i mund njerëzit. Ne jemi dal me fitu Kosova jo me mund zotin Kurti. 51 për qind i ka fituar para katër viteve, kanë marrë mandat të fortë. Çdo ditë ka humb Kosova për qeverisjen katër vjecare. Në planin diplomatik, ekonomik, shëndetësi…”, ka thënë Limaj.
Limaj akuzoi Kurtin për neglizhencë ndaj projekteve që do të përmirësonin kushtet e jetesës në Malishevë, duke përmendur mungesën e investimeve në infrastrukturë, shëndetësi, dhe arsim.
Përveç kësaj, Limaj theksoi se kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga qeveria, ndonëse se sipas tij, ka pasur investime më shumë se vetë niveli qendror.
“Copë më copë e ka bërë Malishevën dhe jo vetëm, por krejt Kosovën. Pa rrymë, pa ujë. Çdo preket e ka ndalu. Asnjë projekt. Më shumë ka marrë para Graçanica se Malisheva. Asnjë gjë që është duke e bërë kryetari Ekrem Kastrati, asnjë ndihmë nuk e ka pas prej tij. Krejt ato ndryshime që po i ndodhin Malishevës, asnjë cent, asnjë ndihmë nuk ia ka dhënë. Qytetarët e dinë këtë…
Me ardhë puna që një qytezë si Malisheva, me pas investime se krejt Qeveria e Kosovës. Ekrem Kastrati e mardh këtu iu fol tre orë për investime e tij. A ai ministri i Financave, me 654 milionë, s’mund ta thoshte një projekt.
Sot me shku në Malishevë t’i thotë; sheshi, bulevardi, qendra e mjekësisë familjare të re. Të tregon Arbëresha Veseli për tri çerdhe që i ka bërë, kjo ministrja 6 në krejt Kosovën a kandidatja e jonë për deputete katër çerdhe veç i ka lëshuar në punë. Renovimet e shkollave, rrugëve…”, ka shtuar Limaj.