10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Limaj në homazhe: Sot mungon presidenti Thaçi, edhe një herë çmimi i lirisë së Kosovës po paguhet

- Advertisement -

Limaj në homazhe: Mungesa e Thaçit tregon se sa i shtrenjtë është çmimi për liri dhe pavarësi

Prishtinë | 18 Mar 2025 | 10:52 | Nga Hasan Hoti

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se Kosova ende vazhdon ta paguajë çmimin e lirisë. Këto komente, Limaj i bëri pas homazheve pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

“Sot së bashku me bashkëpunëtorë jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prindi, një atdhetari dhe një burri të madh, i cili është simbol i gjithë baballarëve tanë. Me edukimin dhe sakrificën e tij, rriti djem në shërbim të vendit. Kam pasur fatin që shumë herë gjatë luftës dhe pasluftës, në situata të vështira e të gëzimit të kemi një lidhje emocionale, sepse gjithë djemtë e UÇK-së, prindërit e tyre kanë qenë prindërit e njëri-tjetrit”, tha Limaj.

“Në momentin kur po e përcjellim, po tregon edhe një herë se çmimi i lirisë së Kosovës edhe sot po paguhet. Sot nuk është këtu ai që ka shërbyer, ka dhënë kontributin meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe në momentet më të vështira të jetës së tij. Sot mungon presidenti Thaçi dhe kjo tregon se sa e shtrenjtë dhe me sa sakrificë e mund familjet tona kanë pagur çmim për liri dhe pavarësi”, tha kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit