25.8 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Limaj në Ferizaj: Qytetarët kërkojnë veç vepra që kontribuojnë në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi…

- Advertisement -

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku  me kandidatët e kësaj partie për deputetë është mirëpritur në qytetin e Ferizajit.

Limaj ka thënë se “qytetarët e Ferizajit kërkojnë veç  vepra që kontribuojnë në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe, në veçanti, siguri kombëtare”.

“Prandaj, u zotuam se do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Ferizajn dhe për gjithë vendin. Suksesi i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i NISMA-s do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucionet tjera qendrore”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit