1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Limaj: Në Beograd janë të gjitha përgjigjet për agresionin në veri

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për situatën politike dhe të sigurisë në vend, sidomos për atë pas agresionit nga grupi terrorist nga Serbia në veri të Kosovës, që sikundër tha ai, kishte qëllim politik.

Situata pas sulmit në veri të Kosovës, Limaj tha se për ta materializuar këtë në aspektin diplomatik duhet pasur kujdes në cilësimin e asaj që ka ndodhur.

Ai për organet e sigurisë së Kosovës tha se kanë kryer punën e vet në mënyrë më të mirë të mundshme, duke shtuar se tani duhet hetimi, mbledhje e provave e prezantimi i tyre para ndërkombëtarëve.

“Parlamenti i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë ku kërkon edhe një hetim ndërkombëtar që ne kemi interes për hetime për prova kredibile që të zbardhet e vërteta se ne s’kemi çka të fshehim se agresioni është kryer ndaj neve”, tha Limaj në “RTK Prime”.

Limaj më tej theksoi se e nevojshme është që ajo që dimë ne duhet t’ua provojmë para partnerëve tanë, ku kemi orientimin të shkojmë, Brukselit, Parlamentit Evropiane, Këshillit të Evropës, SHBA-së, QUINT-it, derisa shtoi se rezultatet e këtij hetimi vë në pah etiketimi i drejtë ndaj asaj që është vepruar.

Ai më tej theksoi se duhet mësuar diçka që ne nuk e dimë e që është qëllimi i këtij agresioni, se ky agresion është mbështetur, në aspekte të ndryshme,në stërvitje, në logjistikë, e gjithë kjo tha ai, duhet të ketë qëllim politik.

Ai, mes tjerash ka folur për situatën e sigurisë në botë, duke theksuar se bota është trazuar më shumë se kurrë, ku sipas tij, jemi duke jetuar në një botë jostabile, por që shfaqi besimin në pjekurinë e diplomacisë botërore që do ta rrijë ta qetësojnë situatën në të cilën ndodhet bota tani.

Ne shohim vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur deri më tani, por ajo që është më e rëndësishmja ende nuk është parë e që për mua është: cili ka qenë plani dhe çfarë qëllimi ka qenë për të arritur, cili ka qenë objektivi i veprimit”, deklaroi Limaj.

“Agresioni në veri nuk është bërë nga një grup , por nga një politikë. Mund të dështojnë një apo dy njerëz, por jo të tjerët. A ka përfunduar kjo objektivë, ky qëllim”, theksoi Limaj, teksa shtoi se në Beograd janë të gjitha përgjigjet, për të gjitha të panjohurat që po flas tani. Prandaj, shtoi ai, na duhet hetimi ndërkombëtar.

Sipas Limajt, ngjarjet e 24 shtatorit janë futje në një fazë të re në raportet mes Kosovës e Serbisë.

“Serbia gjithmonë ka punuar për mohimin dhe çmontimin e shteti tonë. Këtë ne e dimë, por problemi sipas tij është që ne nuk duhet të biem në kurthin e Serbisë që do t’i jepte shkas e mundësi Serbisë për ta thelluar krizën këtu duke manipuluar minoritetin serb në Kosovës”, theksoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit