13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Limaj nderon heroin Ismet Jashari

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, sot kanë bërë nderime e homazhe në Kleçkën e pathyeshme, për nder të 26 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – KUMANOVA.

Si çdo vit, edhe në këtë 26 vjetor, jemi mbledhur këtu në Kleçkën heroike, ku bashkë edhe me familjarët e të rënëve, kujtojmë veprën, sakrificën e gjithë krenarinë që ushtarët e Brigadës 121, kanë bërë në atë periudhë të rëndësishme të historisë sonë, ka thënë kryetari Limaj në një fjalë rasti para të pranishmëve.

Kryetari Limaj po ashtu mes tjerash tha se, këtu ka vetëm shenja të lirisë të cilën e gëzojmë sot, prandaj edhe vet 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie e dhimbje që kanë përjetuar tërë këto male te Berishës nën këtë brigadë, ku vet komandant Kumanova dha jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët tjerë.

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu.

Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit