Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konstatuar se katër vitet e Qeverisë Kurti janë të humbura në secilën fushë.
Limaj ka thënë se që nga paslufta Kosova është sulmuar me lajme të rrejshme të cilat për synim kanë pasur rrënimit e të ardhmes tonë.
Me këtë sipas Limajt qëllimi kryesor i kësaj propagande ka qenë eliminimi i njerëzve të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pengesë për kthimin e Serbisë në Kosovë.
“Që 25 vjet Kosova ka qenë i sulmeve nga propaganda ruso-serbe dhe jo rrallë herë në të kanë ra dhe ju ka bashkëngjit edhe një pjesë e opinionit kosovar. Ushtarit të UCK ju ka duartrokitur vetëm një muaj pas luftës dhe menjëherë pas kësaj ka filluar sulmet nga qare të ndryshme kundër luftës çlirimtare, për uzurpime e vrasje”, ka thënë Limaj.
Limaj tutje ka thënë se edhe narracioni se Kosova është shkatërruar qe 20 vjet është shumë e qartë që vjen nga shërbimet ruso-serbe se me këtë është sulmuar çdo punë e mirë e këtij vendi që nga lufta çlirimtare e UCK e deri më sot.
“Nuk ka shembull më konkret se narracioni i përdorur qe katër vjet se Kosova është shkatërruar se qëllimi i shërbimeve ruso-serbe ka qenë shumë i qarte, shkatërrimi i çdo gjëje në këtë vend. Për fat të keq të vendit tonë ky narracionin është përdorur për të ardhur në pushtet nga këtë që qeverisin sot. Ne kemi ardhur deri aty sa të themi se Kosova është çliruar me 14 shkurt. Duke thënë se Kosova është shkatërruar që 20 vjet, aludohet se para kësaj kohe pra gjatë regjimit serb ka qenë më mirë dhe kjo i përshtatet vetëm Serbisë. Është e tmerrshme me përdor këtë narracion i cili aludon se në kohën e Millosheviqit ka qenë më mirë në Kosovë”, ka thënë Limaj në Euro n’7.