24.5 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Limaj: Me Kurtin kemi folur më shumë për çështje programore, jo për ndarje të posteve

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka thënë se ka zhvilluar disa takime me homologun e tij nga LVV, Albin Kurti, për të gjetur një mundësi për bashkëpunim.

Në përfundim të seancës së Kuvendit, ai tha se në takimet mes tyre është folur për çështje programore, e jo për ndarje pozitash.

“Kemi pasur disa takime me kryeministrin, kemi pasur edhe takimet e fundit. Në tavolinë i kemi opsionet, edhe nga VV dhe nga Nisma. Për mua është e rëndësishme që vullneti i qytetarëve në zgjedhje është kur njerëzit kandidojnë për të pasur qeveri, dhe implementimi i votës duhet ta ketë orientimin e ndërtimit të qeverisë, dhe kryetari që i ka fituar votat duhet ta drejtojë qeverinë. Deputetët përreth duhet ta ndihmojnë kryetarin e tyre për qeverisje. Nuk është beteja në kuvend, është në tërësi për të pasur qeverinë. Besoj që do të kemi kohë të mjaftueshme që me një vendim të gjykatës do të qartësohet përfundimisht kjo”.

“Ftesa ime është që të shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment, e të shkojmë deri te një zgjidhje përfundimtare, jo parciale, jo me episode”.

“Ne e dimë që ka përpjekje, ka angazhime. Besoj do të ketë edhe takime tjera” me Kurtin.

Ai tha se asnjë nga ato që janë folur në media, nuk janë të vërteta.

“Më shumë kemi folur për tema programore, politike, të sigurisë…”, tha Limaj.

Kreu i Nismës thotë se nga dje është situatë tjetër.

“Kërkesa e Presidentes e ndihmon procesin edhe aktual, por edhe në të ardhmen. Jemi dëshmitarë që edhe rregullorja, e edhe tërë infrastruktura ligjore ka lënë hapësira dhe si rezultat i saj janë krijuar këto situata”, tha ai.

“Ne nuk besojmë në zgjidhje parciale, duam një shumicë qeverisëse që e konstituon edhe Kuvendin, e edhe krijon qeveri. Nisma nuk do të jetë kontribuuese për zgjidhje gjysmake të cilat do të shkaktonin zgjedhje të parakohshme. Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje që nuk zgjidhin çështjen. Nisma do të ndihmojë në zhbllokimin e situatave, aq sa ka mundësi”, deklaroi Limaj.

Të ngjashme

Të fundit