Fatmir Limaj ka thënë se njëra nga veprat e Nismës është shtëpia e shëndetit “Shpëtim Robaj”.
Ai ka shtuar se me fitoren e koalicionit që e ka me AAK’në shëndetësia në të gjitha nivelet do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit.
“Për Kosovën fituese duhen veçVEPRA, dhe njëra nga veprat e NISMA-së është edhe shtëpia e shëndetit “Shpëtim Robaj”! Në Malishevë, për një bashkëbisedim të mirëfilltë me personelin e kësaj qendre, e cila, me infrastrukturën e përmirësuar nga qeverisja komunale, dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, tashmë është bërë shembull për gjithë Kosovën. Me fitoren tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe me kuadrot tona profesionale, shëndetësia në të gjitha nivelet e saj do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit. #PërKosovënFituese137. #VeçVEPRA”.