Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka njoftuar se janë takuar me strukturat udhëheqëse të kësaj partie në Gjilan.
Limaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se vizionii tyre për të ardhmen e vendit po gjen mbështetje në çdo cep të Kosovës, për të bërë edhe më madhështore fitoren tonë.
“Nga Gjilani, edhe një herë morëm mesazh të qartë për rëndësinë e rikthimit të fuqishëm të NISMA-së në Kuvend.
NISMA në Gjilan çdo ditë e më shumë po fuqizohet nga kuadro të profileve të ndryshme, që është dëshmia më e mirë e fuqizimit të NISMA-së, jo vetëm në Gjilan, por anë e kënd Kosovës”, shkroi Limaj.