Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbledhur të mërkurën Kryesinë qendrore të partisë, ku është diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Limaj ka thënë se “në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve”.
“Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmen që meriton! Sot kisha takim me kryesinë e NISMA Socialdemokrate, ku në theks të veçantë kishim angazhimin tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit. U diskutua për intesifikimin e angazhimit të degëve dhe për të ardhmën e vendit.
Në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve. NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet”, ka shkruar Limaj në Facebook.