-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Limaj mbledh kryesinë dhe degët e partisë: Programi ynë garanton vepra të mëdha

- Advertisement -

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e radhës me kryetarët e degëve ku është diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Partia që drejtohet nga Fatmir Limaj, ka theksuar se “programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha”.

“Në këtë mbledhje diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ndryshimet që priten të ndodhin në gjeopolitikën botërore duke konstatuar së bashku se Kosovës i duhet kahje e re në politikat e brendshme si dhe orientimit diplomatik, dhe për këtë duhet reflektimi popullor në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar. Angazhimi i degëve të Nisma Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm në arritjen e këtyre objektivave, derisa ne do të vazhdojmë takimet e përditshme me qytetarë anë e kënd vendit”, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit