12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Limaj: Kurti tha po e largoj Bashën nga posti i kryeparlamentarit në këmbim të mbështetjes (Video)

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka thënë se do ta largojë Dimal Bashën nga posti i kryeparlamentarit në këmbim të mbështetjes së partisë së tij për formimin e qeverisë së re.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Limaj tha se këtë kërkesë Kurti ia bëri pak minuta pa filluar seanca e së dielës për votimin e qeverisë.

“Ma dha informatën që, e di që e ke pas vështirë me votu Dimalin, po e largojmë Dimalin nga kryetari i Kuvendit dhe po e çoj ministër. Dhe qesha. Edhe natyrisht e kërkoi mbështetjen për qeverinë. Por, nuk bëhen këto punë në minuta të fundit. I thash se për respekt erdha, meqë më ftuat, dhe po ju dëgjoj, por nuk bëhen këto gjëra në momente të fundit. U takuam në hapësirat e Parlamentit. Dhe ma kërkoi mbështetjen. Nuk provoi të hapte çështjen e posteve. Nuk dua të jem pjesë e qeverisë”, deklaroi kreu i Nismës, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Limaj tha se e ka pyetur Kurtin se ku do t’i marrë votat për qeverinë, dhe thotë se i ka thënë që “po pres me ba me juve”. Megjithatë, Limaj thotë t’i ketë thënë Kurtit se kjo punë nuk bëhet në minutat e fundit.

“Por, e pyeta, nuk po e kuptoj, ku i ki numrat? S’i ke numrat! A i ki numrat? Nuk po shoh që i ke. Më tha, ‘po pres me ba me juve’. I thash që jo në ditën e fundit, nuk mund ta votoj këtë qeveri unë. Tha ‘okej’. 10 minuta zgjati takimi”, deklaroi Limaj.

Tutje, ai tregoi se Kurti i kishte përfshirë dy kërkesat e tij në ekspoze, që ka qenë çështja e veteranëve, që të mos u merret paga e veteranit nëse punojnë në privat, dhe tjera çështja e energjisë.

Të ngjashme

Të fundit