31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Limaj: Kurti tha dua partneritet në qeverisje, i thash mbylle këtë temë, s’jam i interesuar

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur se është i gatshëm t’ia votojë qeverinë Albin Kurtit.

Limaj është shprehur se i tha Kurtit se tri votat e deputetëve do të shkonin për të për siç tha, “400 mijë njerëzve që kanë votuar – vendit tim, jo ty”.

“Nëse i doni numrat, po e mbyllim s`kemi nevojë me çu ma gat temën merri numrat e mijë, unë shkoj ta votoj qeverinë e pakicës edhe rri në opozitë. Sepse nuk dua për tri vota me vu në siklet, nuk e shantazhoj kryeministrin. Kurrë se bëjë atë punë për vendin tim. Unë e di që kanë vota tjerët se bëjë këtë kurrë, kështu u kanë e mbyllim temën”.

“400 mijë njerëzve po ua fali 3 votat, 400 mijë njerëzve që kanë votuar, vendit tim jo ty. Nëse ke mbet në tri votat e mija, unë dal në parlament e jap shpjegimin tim pse po ta votoj qeverinë por nuk vijë në qeveri. Po i donë votat, rrimë në opozitë dhe të mbikëqyrim”, tha Limaj në Rubikon.

Limaj bëri të ditur se në takimet që ka pasur me Kurtin, ky i fundit i ka kërkuar partneritet në qeveri, por se ai ka refuzuar me arsyetimin që do që Nisma të jetë në opozitë.

“Albin Kurti më ka thënë po dua partneritet, i kam thanë mbylle këtë temë se nuk i kthehem më kësaj teme. Kurti ja ka nisë me fol për qeverisje, partneritet në qeverisje, me shumë korrektësi. Në bisedë e sipër, i kam ndërhy për korrektësi se Kurti nuk e ka ditë çka mendoj edhe nuk doja me lodhë në atë temë. Ka qenë bisedë shumë konstruktive. Mos u lodh në këtë temë se nuk jam i interesuar për qeverisje, në këtë fazë”, tha më tej Limaj.

Të ngjashme

Të fundit