1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Limaj: Kurti e Osmani Kosovën e kanë rezervë

- Advertisement -

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë Kosovën rezervë.

Para se të fliste për Osmanin e Kurtin, Limaj qëndroi në heshtje e më pas tha:

“Është për met ardhë keq për qytetarin, ata dy Kosovën e kanë rezervë. Rezervë e kanë Kosovën edhe presidentja edhe kryeministri na kanë dëshmu në të kaluarën që din me u largu kur o keq për Kosovën, kaq po flas. Nuk është koha me folë”, tha ai.

“Skam qa me sqaru, dihet, vete ku u kanë burri i saj në kohën e luftës dhe ky. Jam tu thanë edhe për presidenten, edhe ne jemi kanë të ri do fëmijë e familje i kemi pas”, u shpreh ai.

“Neve na duhet një qeveri që duhet me ba përpjekje me çu vendin drejt integrimit”, tha ai tutje.

“Një qeveri që punon mos me ardhë te lufta, e jo me na ndodh Banjska”, deklaroi Limaj në Pressing.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit