26.1 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Limaj: Kosova nuk e ka luksin ta humbasë Amerikën, sot ishte një nga goditjet më të rënda në 25 vitet e fundit

- Advertisement -

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën.

Limaj ka thënë se Kosova sot ka pranuar një prej goditjeve më të rënda në 25 vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Raportet me SHBA nuk janë vetëm çështje politike, ato janë amaneti i brezit që na solli lirinë dhe shtetin!

Pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është një nga goditjet më të rënda që ka përjetuar Kosova në këto 25 vite. Ky është sinjal i qartë se besimi me aleatin tonë jetik është cenuar, dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Kosova nuk e ka luksin të humbasë Amerikën. Aleanca me SHBA-në është themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Çdo veprim apo qasje që e dëmton këtë marrëdhënie është veprim kundër interesit kombëtar.

Sot është moment reflektimi për institucionet e vendit: duhet kthim në rrugën e bashkëpunimit, transparencës dhe përgjegjësisë. Kërkoj veprime për rikthim urgjent të besimit dhe forcim të partneritetit me SHBA, sepse vetëm krah për krah me aleatët tanë euro-atlantikë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt për Kosovën. Ky është detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj sakrificës së brezit që na solli lirinë.

Të ngjashme

Të fundit