11.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

- Advertisement -

Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, në “RTK Prime“ ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera pas zgjedhjeve lokale dhe për rëndësinë e edukimit elektoral të qytetarëve.

“Koha është që zëri racional dhe Kosova e pjekur me u bë bashkë, mos të shikohet emri i partisë po njerëzit brenda, njerëzit kanë me ua zgjidh problemet, jo siglat e partisë. Zgjedhjet lokale kanë treguar që ka ndryshuar rezultati. Shkencë elektorale qytetari i Kosovës ka treguar në zgjedhjet lokale, po të jetë e mundur ky edukim elektoral i zgjedhjeve lokale të përcillet edhe në nivel qendror është shumë me rëndësi për vendin”, tha Limaj.

Sa i përket mundësisë së një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, Limaj deklaroi se nëse ka ftesë për bashkëpunim është i hapur të bisedoj por tha se prej takimit pas zgjedhjeve më nuk janë takuar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin.

“Edhe në rastet kur duhet të hyjmë për koalicione duhet të thërrasin partitë e mëdha, është rregull numër një, ato duhet të ftojnë nëse e shohin të nevojshme. Tani për tani është herët dhe njerëzit janë në balotazh, liderët e partive politike i kanë betejat e mëdha në Prishtinë e Mitrovicë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit