20.1 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Limaj këshilla pa pare Kurtit: Vrapo ta bësh shumicën parlamentare, Albulena Haxhiu nuk është tema

  • Albulena Haxhiu nuk është tema – Vetëvendosja duhet të vrapojë për të krijuar shumicë parlamentare.

Këto dy mesazhe kyçe i çoi Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë në A2CNN.

Limaj, partneri-në-bërje i Albin Kurtit, duke folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës, ku Vetëvendosja dështon të zgjedh propozimin e vet për Kryetar Kuvendi në rekord historik për 29 herë, tha se këtu është çështje e mungesës së gjësë elementare në republikë parlamentare: mazhoranca.

Për krijim të kësaj mazhorance, Kurti “duhet të vrapojë ta bëjë”.

Vetëm kjo, tha ai, “është tema” dhe “jo emri”.

Edhe në situatën larg-hipotetike të votimit të Albulena Haxhiut, Vetëvendosja “nuk ka shumicë parlamentare”, tha ai.

“Duhet shumicë parlamentare, veç kjo e zhbllokon situatën. Këtë s’ta krijon as Gjykata Kushtetuese as Presidentja, këtë e krijojnë atë që kanë fitu vota. Këtu s’kemi të bëjmë me çështje emri, por çështje e mospasjes së shumicës parlamentare”.

Referuar pritshmërive të një Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Limaj e përjashtoi se mund t’i ndihmojë gjë Vetëvendosjes për çështjen e votave që nuk i ka.

“Është humbje kohe”, tha ai.

“Sepse as Kushtetuta e as një ligj në botë, as Gjykata Kushtetuese, kurrë asnjëherë, s’munden me nxjerr vendim me detyru deputetin kënd me votu. Deputeti është sovran në votën e tij. Gjykata nuk ka as një rol”.

Megithatë, “në fund të ditës”, tha ai – vendi do t’i bëjë institucionet, beson ai.

“Nesoj që marrëveshja politike do të arrihet. Jam i bindur, dhe besoj që Kosova shpejt do t’i ketë institucionet. Sepse rrugë tjetër nuk ka”.

Për atë çka u tha për zgjedhje të reja – dhe atë, bashkë me lokalet – nga Albulena Haxhiu pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Limaj e quajti “shaka”.

“Një lloj shakaje momentale, se sa një çështje serioze. Por, edhe shakaja në momentin e dhënë është e tepërt”, shtoi ai.

Nisma mohon se ka marrëveshje me VV-në

Nisma Socialdemokrate “nuk ka marrëveshje” me Vetëvendosjen, tha Endrit Shala.

Zyrtari i Nismës tha se i qëndrojnë pozicionit të mëhershëm, që Famtir Limaj të jetë kryeparlamentar dhe një marrëveshje me VV-në të jetë për koalicion parlamentar.

“Nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen. Qëndrimi ynë është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar,” ka deklaruar Shala për “Sinjalin”.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me votat tona në Kuvend për ta tejkaluar krizën institucionale, por jo për të hyrë në Qeveri“.

“Ne e kemi paraqitur qartë ofertën tonë – nuk bëhet fjalë për ndarje pushteti, por për rikthim të funksionit normal të institucioneve,” përfundoi Shala

Nesër tentimi i 30’të

Të mërkuren mbahet seria e 30’të e seancës konstitutive e cila dështon në dy minuta kur Vetëvendosja s’arrin të kalojë komisionin e fshehtë për votim të Albulena Haxhiut.

Vetëvendosja po varion mes 50 në 54 vota – ndonëse pretendon se i ka 57.

Për më tepër, Vetëvendosja pretendon se i ka votat për qeveri në një kuvned që nuk e ka – kjo me arsyetimin se i ka votat e Nismas Socialdemokrate për qeveri, por jo për Kuvend

Të ngjashme

Të fundit