12.6 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Limaj kërkon marrëveshje politike: Po pres dhe po besoj që do të ndodhë shumë shpejt

Kreu i NIismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se konstituimi i institucioneve të Kosovës vështirë se bëhet pa një marrëveshje mes partive politike.

Këto deklarata ai i bëri të enjten duke hyrë në Kuvendin e Kosovës ku për pak pritet të fillojë seanca konstituive.

Limaj tha se beson që një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

“Konstituim të Kuvendit dhe të Qeverisë, vështirë se bëhet pa marrëveshje politike, koalicioni i cili e përcakton dhe e vendos shumicën parlamentare. Ajo shumicë e zgjedh kryetarin e Kuvendit, dhe Qeverinë.

Shpresoj e besoj, ato që tash e një kohë jam duke i thënë, njerëzit ta kuptojnë. Kjo është rruga si ndërtohen institucionet, marrëvveshjet politike duhet të ndërtohen para se të futen në Kuvend, dhe ajo shumicë pastaj udhëheq në ndërtimin e institucioneve. Dhe po pres, dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit