11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Limaj kërkon dorëheqjen e Mehmet Krajës

- Advertisement -

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar analizën e publikuar në web-faqen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Kjo analizë që është publikuar në emër të AShAK me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, me sa duket është vetëm një shkrim autorial i udhëheqësit të këtij institucioni, Mehmet Krajes.

Sipas Limajt, ky publikim mund të jetë gjithçka, edhe letër helmuese që pompon helm, përveç se letër shkencore.

“E kam parë në media dhe kam hyrë në faqen kryesore të ASHAK për ta parë se a është vërtet analizë shkencore, ajo vetëm analizë shkencore nuk mundet të jetë, asaj mundesh t’i thuash një bërlloku deri të një letër helmuese, veç analizë shkencore nuk mundet të jetë”.

Limaj tha se kryetari i AShAK duhet të japë dorëheqje menjëherë, pasi kjo është diçka skandaloze. Sipas Limajt, autori në këtë letër flet për kontekstin historik, e i cili nuk ka njohuri as sa të një fëmije me shkollë 8-vjeçare.

“Kur flet për kontekstin historik, edhe një fëmijë që e ka kryer një 8-vjeçare që ka njohur mesatare për historinë më mirë e kishte kontekstualizuar kontekstin serbo-shiqptar. Shumë më mirë edhe në aspektin profesional. Është e turpshme çfarë shkrimi është aty”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit