-0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Limaj: Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje

- Advertisement -

Pas tubimit në Dardanë, Fatmir Limaj i NISMA-s, tha se ky vend i tha po koalicionit për Kosovën fituese.

Limaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se Kosova ka nevojë për bashkimin e energjive pozitive dhe racionalitetit, për udhëheqës me përvojë që kanë lënë gjurmë të vërteta.

Dardana i tha PO koalicionit për Kosovën fituese, veç VEPRA! Kosova ka nevojë për bashkimin e energjive pozitive dhe racionalitetit, për udhëheqës me përvojë që kanë lënë gjurmë të vërteta.” – ka shkruar ai.

Tutje Limaj u shpreh se Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje.

“Dardana, si vend strategjik, është pikë kyçe për të lidhur interesat qytetare dhe shtetërore dhe për ta kthyer fokusin e qeverisë në këtë pjesë të rëndësisë së veçantë. Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje. Kosova duhet të ecë përpara me vepra dhe vendime të qarta. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe do të përcaktojnë drejtimin e vendit për vitet në vijim. Me koalicionin për Kosovën fituese, veç VEPRA fiton siguri, rritje ekonomike, pavarsim energjetik, shëndetësi dhe mirëqenie sociale.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit