31.9 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Limaj, Haradinajt: I kam thanë Memli Krasniqit i ke tre votat e mia, por s’u bë, qysh e paskam zbehë opozitën?

- Advertisement -

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se me t’u kryer zgjedhjet e ka takuar Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe se këtij të fundit i ka thënë “i ke tre votat e Nismës” për opsion të qeverisë nga partitë ish-opozitare.

Por, ky opsion nuk ndodhi. “E ku e paskam zbehë unë opozitën?”, pyeti Limaj ndaj deklarimeve të AAK-së se Limaj zbehu mundësinë e një partie nga ish-opozita.

“Memli Krasniqit i kam thënë i ke 3 votat e mia. Qeveri e opozitës bëhet veç përmes dy partive të mëdhaja, atëherë temë tjetër. E di që ka pas përpkjekje. Por, s’ka ndodh. Tash ku është roli jonë që e paskemi zbehë opozitën? Kemi dalë me rezultat zhgënjyes”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit