Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë dhe lënien e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në rendin e parafundit. Limaj ka thënë se është e turpshme se si është vepruar me Haradinajn.
Limaj për FRONTAL thotë se lënia e Haradinajt në rreshtin e parafundit tregon tendencën për t’i fshehur njerëzit që krerët e shtetit s’mund t’i kenë përballë dhe para të cilëve s’mund të shesin heroizëm.
“Ajo çka pamë është tendenca me fsheh sepse ata nuk mujnë me kanë përballe njerëzve që janë pjesë e historisë, ata mundohem me marrë ata njerëz para të cilëve mujnë m’u shitë heronj.
Ramushi nuk ka qenë vetëm ish drejtues I ZOD por edhe ish kryeministër. Jo nuk ka qenë vendi për të aty ku është ulur dhe kjo flet shumë për sjelljet e papërgjegjshme, përbuzëse qe kanë këta njerëz për të kaluarën. Këta më pas mujtë as 25 vjetorin s’e kishin festu, disa prej tyre se kishin ba as atë që ne kemi parë ne. është për turp ajo që kemi parë në rastin e z. Haradinaj edhe në mungesën e shumë të tjerëve”, ka thënë Limaj në FRONTAL.
“Sot e 1 milion vjet, ata njerëz duket mu përmenden sepse janë vet historia. Si nuk përmendet baci Jakup që në të njëjtën ditë para 26 vjetësh, përmes bacit jakup është prezantuar UCK-ja si zëdhënës I UCK-së.
Sjellja jonë me të gjallët tregon sa i respektojmë të rënët. Kjo tregon se edhe të vdekurit po të ishin gjallë do ta kishin këtë sjellje”, ka thënë Limaj