Kreu i partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga tubimi në Fushë Kosovë tha se “në çdo qytet, fshat e lagje, mikpritja dhe entuziazmi i të gjithëve për Kosovën fituese, veçVEPRA po gjen mbështetje masive”.
Andaj Limaj thotë se “Fushë Kosova mbështet koalicionin për Kosovën fituese, veçVEPRA 137”.
“Fushë Kosova, një qytet që do duhej të ishte ndër qytetet kryesore të zhvillimit ekonomik, ka hasur në vështirësi dhe bllokada nga kjo qeveri, e cila i ka kthyer shpinën biznesit vendor duke e injoruar si çdo sektor tjetër”, tha Limaj.
“Ne zotohemi se në qeverisjen tonë do ta rikthejmë shpresën për çdo qytetar, trajtimin meritor të bizneseve dhe ringritjen e ndërmarrjeve publike”, është shprehur ai.
Postimi i plotë: