Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka takuar në Tiranë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.
Limaj në këtë takim e ka përgëzuar dhe falëndëruar Ramën për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës.
“Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe. Gjatë këtij takimi theksova rëndësinë e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot në Tiranë takova kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, me të cilin biseduam për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.
Kryeministrin Rama e përgëzova dhe e falenderova për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.
Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe.
Gjatë këtij takimi theksova rëndësine e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm.
Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroj gjithë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.