12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Limaj e përsërit: Marrëveshja për kryetarin e Kuvendit ishte e kryer me Kurtin, madje edhe gotat i cakërruam

- Advertisement -

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se në takimet me deputetin e VV-së, Albin Kurti, kishte arritur marrëveshje që pozita e kryetarit të Kuvendit t’i takonte Nismës. Sipas tij, marrëveshja kishte qenë aq e qartë saqë ai kishte përgatitur edhe fjalimin e inaugurimit.

Në një intervistë në “Rubikon” të Klan Kosovës, Limaj tregoi se para seancës së parë i kishte ofruar Kurtit tri votat e partisë së tij, duke i bërë të ditur se nuk kishte ambicie për poste qeveritare, por vetëm kërkonte një partneritet korrekt në Kuvend.

Limaj shtoi se të dy palët e kishin konfirmuar marrëveshjen gojarisht dhe e kishin festuar me një gotë, ndërsa Kurti kishte mbetur të konsultohej me grupin e tij parlamentar. Megjithatë, situata ndryshoi një ditë më pas.

“Në qeverisje nuk marrë pjesë sepse i kam arsyet e mia, krejt çka mundem me bë partneritet është në Kuvend. Për qëndrimin tonë e meritoj korrektësinë. Në ditën e dytë, tha se për besë s’kam mendu për këtë, por për qeverisje. U befasuan për këtë. Të nesërmen e kemi pasur dakordimin gojorë, dhe i kemi cakërruar gotat. Ai ka mbet me shku me bisedu me grupin parlamentar, unë në mëngjes e kam thirrë kryesinë time”, tha Limaj.

Të ngjashme

Të fundit