Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar fotografi me “bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë” nga malet e Karadakut.
Limaj shkroi se ndjen kënaqësi që kalon kohë e diskuton me ata të cilët tha se “çdo ditë e më shumë po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë”.
“Me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, në Malet e Karadakut Gjithmonë knaqësi të kalosh kohë e të diskutosh me personalitete të dëshmuara për vendin, të cilët çdo ditë e më shumë po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë”, shkroi Limaj në Facebook.