Lideri i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti që përfaqëson ka shprehur gatishmëri për të ofruar zgjidhje për qytetarët për konstituim.
Megjithatë, Limaj u shpreh se qëndrimet e tyre janë të njohura dhe s’kanë ndryshuar, transmeton klankosova.tv.
”Tani më, tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. Besoj që dalë nga dalë po ofrohet koha dhe besoj shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e veta”.
”Ajo që është e qartë, është se duhet të ketë një marrëveshje politike edhe në parlament edhe në qeveri”.
”Tani më takimet kanë ndodhë, dhe do të ndodhin, sot kemi takimin edhe me presidenten. Është një përpjekje për të gjetë zgjidhjen. Ju e dini tani, ne kemi bërë të njohur qëndrimet. Ato që i kam të njohura i kam të njëjtat”.
”Nisma është e gatshme të jap kontributin e vet, me qenë e përgjegjshme. Kemi dashtë të jemi të përgjegjshëm edhe para votuesit tonë, dhe a do të jetë kjo zgjidhje përfundimtare, nuk varet më nga ne, por edhe nga të tjerët.