5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Limaj: Bizneset janë bojkotuar nga qeveria aktuale, Kosova ka stagnuar – Ne do të krijojmë kushte më të mira

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga NISMA, Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë katër viteve të qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, Kosova ka përjetuar periudhë stagnimi, ku zhvillimi e prosperiteti janë ndalur.

I njëjti ka thënë edhe se bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe shumë prej tyre janë bojkotuar nga qeveria aktuale.

‘‘Ne do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore’’, ka thënë ai.

Limaj ka deklaruar edhe se modeli i partneritetit publik-privat është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar shtetin në mënyrë që të lirojë fonde dhe të inkurajojë investimet private.

Postimi i plotë:

Bizneset vendore janë partnerë të zhvillimit të shtetit!

Kosova gjatë katër viteve të fundit ka përjetuar një periudhë stagnimi, ku zhvillimi dhe prosperiteti janë ndalur. Bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe shumë prej tyre janë bojkotuar nga qeveria aktuale, duke penguar rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat.

Ne do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore.

Modeli i partneritetit publik-privat është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar shtetin të lirojë fonde dhe të inkurajojë investimet private. Kjo formë e bashkëpunimit mes biznesit vendor dhe shtetit është esenciale, pasi sa më të suksesshëm të jenë bizneset, aq më i fortë bëhet shteti.

▪️ Rritja ekonomike 7%

▪️25 miliard Euro investime kapitale publike dhe private.

▪️Klimë miqësore për bizneset në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit