Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në Anamoravë për katër vite nuk kishte “asnjë projekt, asnjë punë, vetëm shpifje dhe mashtrime”.
Prandaj, Limaj pohon se “Ekipa e Anamoravës që është në listën tonë është më e mira, kjo ekip ka veçVEPRA, dhe Kosova ka nevojë për personalitete të tilla”.
Ai tha se “Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese”.
Gjithashtu zotohet se do të përfunojë punimet e autostradës së Gjilanit.
“Autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin, por është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve, dhe ne do ta përfundojmë”, shprehet Limaj.
Postimi i plotë: