Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 për situatën politike dhe mandatarin e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka komentuar ndryshimin nga Albin Kurti te Glauk Konjufca si kandidat për mandatar.
“Ardhja e mandatarit të dytë ka një histori paraprake, dhe nëse kthehemi pak mbrapa, duhet ta analizojmë situatën ashtu siç ka qenë. Por ardhja e mandatarit të ri tani nuk është serioze që të merremi vesh. Nuk dua të bëj koment jo serioz mbi emrin e individit ose të deputetit, por thjesht mbi procesin,” ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se, në takimin me presidenten, ka pasur një qëndrim të qartë nga të gjithë partitë.
“Në takimin me presidenten, të gjithë kanë deklaruar që nuk ka një pajtim për votimin e një mandatar tjetër,” ka thënë Limaj.






