13.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Limaj: Antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës janë disa nga pikat e programit tonë që i shpalosëm në Kamenicë

- Advertisement -

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me partnerin e koalicionit, Ramush Haradinaj, kanë qëndruar në Kamenicë për të prezantuar kandidatët për deputetë për Kuvendin e Kosovës dhe programin qeverisës për periudhën 2025-2029.

Limaj ka thënë se “antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për çdo qytetar të Kosovës janë vetëm disa nga pikat e programit tonë, të cilat i shpalosëm në Kamenicë”.

“Ne besojmë se vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente mund të arrijmë objektivat tona, prandaj jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve dhe të punojmë për një Kosovë më të mirë”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit