Home Lajme Limaj: 9 shkurti, dita kur qytetarët tanë e kanë mundësinë të zgjedhin veprat para fjalëve boshe e mashtrimeve

Limaj: 9 shkurti, dita kur qytetarët tanë e kanë mundësinë të zgjedhin veprat para fjalëve boshe e mashtrimeve

0
Limaj: 9 shkurti, dita kur qytetarët tanë e kanë mundësinë të zgjedhin veprat para fjalëve boshe e mashtrimeve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me strukturat e partisë ku është diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Limaj ka thënë se “9 Shkurti është dita kur qytetarët tanë përfundimisht e kanë mundësinë që të zgjedhin veprat para fjalëve boshe e mashtrimeve”.

“Të bashkuar dhe energjik për sfidat e radhës, së bashku me kandidatët për deputet diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Derisa çdo ditë e më shumë po dëshmohet keq qeverisja dhe kursi i gabuar diplomatik i kësaj qeverie, NISMA Socialdemokrate mbetet e angazhuar në ndryshimin e domosdoshëm që i duhet vendit. 9 Shkurti është dita kur qytetarët tanë përfundimisht e kanë mundësinë që të zgjedhin veprat para fjalëve boshe e mashtrimeve”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Exit mobile version