3.9 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Lila –Kusari në Helsinki: Kërkuam mbështetjen në heqjen sa më të shpejtë të masave nga BE

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se sot në Helsinki janë takuar me ministrin për çështjet Evropiane dhe Ndërmarrjet Publike në Qeverinë e sapoformuar të Finlandës,  Anders Adlercreutz.

Kusari – Lila bëri të ditur se e ka falënderuar Qeverinë Finlandeze për mbështetjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Teksa theksoi se ndër tjerash e kanë informuar ministrin finlandez edhe për sulmin e fundit terrorist në veriun e Kosovës, gjatë të cilit sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ministrin Adlercreutz e informuam për sulmin e fundit terrorist të mbështetur nga Serbia në veriun e Kosovës, gjatë të cilit sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Arsenali ushtarak i gjetur pas largimit të terroristëve tregon për përpjekjet e tyre të organizuara për destabilitet dhe rrezikim serioz të rendit kushtetues ndaj vendit tonë nga Serbia.Ministrin për çështje Evropiane në Qeverinë Finlandeze e falenderuam për mbështetjen e shtetit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian si dhe miqësinë e vazhdueshme të Finlandës me Kosovën. Në takim kërkuam mbështetje për vlerësimin e drejtë të përpjekjeve të Kosovës për reformat Evropiane dhe mbështetjen në heqjen sa më të shpejtë të masave të vendosura nga BE ndaj vendit tonë”, shkroi Lila – Kusari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit