11.9 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Ligji ri i nënshkruar nga Trump përmend 11 herë Kosovën, Selimi rekapitulon elementet kryesore

- Advertisement -

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare që u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 18 dhjetor, Kosova u përmend 11 herë, thotë ish-ministri Petrit Selimi.

Ai ka ndarë disa nga pikat e këtij akti ku folët për Kosovën, si dhe politikat për rajonin.

Selimi tha se qëndrimi më i rëndësishëm që u shpalos këtu është që SHBA vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke Kosovë-Serbi dhe se nuk mbështet politikën e rishkrimit të kufijve.

Postimi i plotë:

Senati/Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi projektligjin e mbrojtjes. Fokusi kryesor është padyshim buxheti prej 901 miliardë dollarësh, por Kosova përmendet 11 herë në ligj. Cilat janë pikat kryesore në lidhje me Kosovën?

Marrëveshja e Ohrit është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë….Serbia dhe Kosova duhet të synojnë të bëjnë përparim të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në zbatimin e saj, SHBA-të duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe dialogët strategjikë me Kosovën dhe Serbinë…

Më e rëndësishmja, “Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke”, por gjithashtu: “nuk do të ndjekin asnjë politikë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen ose rivizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike”…

Pika të tjera lidhen me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë disa aspekte mbi mbështetjen ekonomike për rajonin, me synim rritjen e ndërlidhjes dhe uljen e varësisë energjetike nga energjia ruse – një mesazh i qartë për Serbinë.

Të ngjashme

Të fundit