-2.8 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Ligji që nuk e mori nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani

- Advertisement -

Janë ligjet e miratuara nga legjislativi në sesionin pranveror të këtij viti.

Por, vetëm një prej tyre nuk e mori nënshkrimin e presidentes, Vjosa Osmani.

Bëhet fjalë për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky fundit hyri në fuqi në mënyrë të heshtur, 8 ditë pasi arriti në presidencë.

E arsyet se pse shefja e shtetit nuk e dekretoi këtë ligj, për Tëvë1, përmes një përgjigje me shkrim, i kanë treguar nga vet Presidenca e Kosovës.

“Ligji Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk është nënshkruar nga ana e Presidentes, ngase nuk e ka afirmuar tutje barazinë gjinore, ashtu siç kërkohet me ligjin për barazi gjinore 05-L/-020”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

E këtë mënyrë të miratimit të ligjit, e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”, thuhet në neni 80, pika 5  të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Por, sipas njohësve të çështjeve politike në vend, një praktikë e tillë nuk është në shtetet e rajonit.

Analisti Tomorr Avdia ka treguar edhe arsyet, që sipas tij, presidentët e përdorin këtë pikë të kushtetutës për miratimin në heshtje të ligjeve.

Këtë mundësi që ia ofron kushtetuta presidentit të vendit, e kanë shfrytëzuar edhe presidentët e kaluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit